Në Gjermani arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetares bullgare - Bota Sot
Në Gjermani arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetares bullgare

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Në Gjermani arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetares bullgare

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:09
Victoria Marinova

Një njeri i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares bullgare Victoria Marinova në Bullgarinë veriore u arrestua natën e kaluar në Gjermani, ku ai kishte ikur pas krimit, njoftuan sot autoritetet bullgare, të cilat tani për tani përjashtojnë mundësinë se arsyeja për vrasje është e lidhur me profesionin e viktimës.

"Hetimi na ka mundësuar të identifikojmë një njeri të cilin policia gjermane e arrestoi me kërkesën tonë," tha ministri i Brendshëm bullgar Mlladen Marinov.

Kryeprokurori Sotir Çaçarov tha se "për tani" përjashton mundësinë që vrasja e  gazetares është e lidhur me profesionin e saj.

I dyshuari, emri i të cilit nuk u zbulua, u lind në vitin 1997 dhe më parë kundër tij ishte lëshuar fletëndjekje për vrasje dhe përdhunim.

Trupi i Marinova që raportoi për korrupsion të mundshëm në qeverinë bullgare u gjet pranë lumit Danub.

Policia pastaj deklaroi se Marinova (30) ishte rrahur, përdhunuar dhe mbytur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test