Autobusi përplaset me kamionin, 9 të plagosur rëndë në Gjermani

Evropë

Autobusi përplaset me kamionin, 9 të plagosur rëndë në Gjermani

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 07:00
Pamje nga aksidenti

Një autobus që mbante 30 turistë nga Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara u përplas me një kamion të mbushur me goma makinash, pranë Heidelberg, në Gjermani, duke lënë nëntë vetë të plagosur rëndë.

Pesë helikopterë shpëtimi dhe shtatë ambulanca “garuan” për në vendngjarje, në qytetin e vogël jugperëndimor të Hockenheimit, rreth 20 km nga Heidelberg, për të transportuar pasagjerët e lënduar, tha një zëdhënës i policisë.

Rruga u mbyllur për disa orë, ndërsa një media lokale raportoi se nga aksidenti u plagosën 35 persona, por vetëm 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe vijojnë të trajtohen në spital.

Policia gjermane po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij aksidenti, që për pak nuk rezultoi fatal, por paraprakisht thuhet se autobusi ka dalë në korsinë e gabuar dhe është përplasur me kamionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat