Macron thotë se nuk dihet kush e planifikoi komplotin me bombë në Paris

Evropë

Macron thotë se nuk dihet kush e planifikoi komplotin me bombë në Paris

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 18:10
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ende nuk është e qartë nëse tentimi për t’i vrarë me eksploziv opozitarët iranian në Paris, ishte planifikuar nga qeveria iraniane.

“Siç e dini, Irani nganjëherë është i ndarë në fraksione dhe tensione të ndryshme dhe kështu unë nuk mund të them sot nëse urdhri erdhi nga lart ose nga ky apo ai shërbim. Unë nuk kam asnjë informacion tjetër në këtë fazë”, ka thënë Macron gjatë një interviste për televizionin France 24.

Ministria e Jashtme e Francës ka thënë se nuk ka dyshim që ministria e Inteligjencës iraniane qëndronte prapa komplotit që ndodhi gjatë muajit qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat