Dhjetëra migrantë mbetën të vdekur gjatë transportimit në Izmir - Bota Sot
Dhjetëra migrantë mbetën të vdekur gjatë transportimit në Izmir

Evropë

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Dhjetëra migrantë mbetën të vdekur gjatë transportimit në Izmir

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:06
Izmir

Njëzetedy persona, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë kur një kamion që po barte migrantë u ndesh në Izmir, raportuan agjencitë e lajmeve.

Trembëdhjetë persona u lënduan dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Prokurori i Shtetit ka shpallur hetime dhe ka deklaruar se ngasësi i kamionit mund të arrestohet pas trajtimit.

Sipas raportimeve, migrantët që ishin në kamion po shkonin në ishullin grek Samos në jug të Izmirit.

Nëntë nga të lënduarit janë fëmijë. Nuk dihet ende për prejardhjen e migrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test