Holanda është në ”luftë kibernetike” me Rusinë - Bota Sot
Holanda është në ”luftë kibernetike” me Rusinë

Evropë

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Holanda është në ”luftë kibernetike” me Rusinë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 23:29
Ministrja e Mbrojtjes, Ank Bijleveld

Ministrja e Mbrojtjes, Ank Bijleveld njoftoi sot se Holanda është në një “luftë kibernetike” me Rusinë, pasi parandaloi në muajin prill një sulm kibernetik rus, raportoi radio televizioni holandez NPO.

Shërbimet sekrete holandeze njoftuan në fillim të tetorit se kanë dëbuar katër agjentë rusë, të cilët po planifikonin një sulm kibernetik që kishte si objektiv ”Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike” (OPCW), me seli në Hagë.

Agjentët rusë kishin vendosur një makinë të mbushur me pajisje elektronike në parkingun e një hoteli pranë selisë së OPCW-së në përpjekje për të hakeruar sistemin kompjuterik, sipas autoriteteve holandeze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test