Zgjedhjet në Bavari i tregojnë Europës të mendojë përtej emigracionit - Bota Sot
Zgjedhjet në Bavari i tregojnë Europës të mendojë përtej emigracionit

Evropë

E diel, 18 nëntor 2018

Zgjedhjet në Bavari i tregojnë Europës të mendojë përtej emigracionit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:10
Foto

Rezultatet e zgjedhjeve në shtetin e Bavarisë që ndodhet në jug të Gjermanisë, i dhanë një mesazh të fuqishëm, Gjermanisë dhe tërë kontinentit të Europës në prag të zgjedhjeve evropiane që priten të zhvillohen në maj të vitit 2019.

Partia dominonte në Bavari, Bashkimi Kristian Social (CSU) ka pësuar humbje të thellë kundër alternativës (AfD) në zgjedhjet federale të vitit 2017, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë parë nga njohësit e politikës si një kundërpërgjigje ndaj “Kulturës mirëseardhëse” të kancelares, Angela Merkel, gjatë të ashtuquajturës “kriza e refugjatëve” e vitit 2015.

Partia e koalicionit qeverisës CSU, u bë më pak e popullarizuar dhe humbi hegjemoninë e saj në Bavari, shtet ky që e ka qeverisur për dekada. Kjo parti ka pësuar një rënie nga 47.7 për qind në vetëm 37.2 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test