Drama e Brexit: Kaos apo marrëveshje - Si do veprohet më tej? - Bota Sot
Drama e Brexit: Kaos apo marrëveshje - Si do veprohet më tej?

Evropë

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Drama e Brexit: Kaos apo marrëveshje - Si do veprohet më tej?

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 13:12
Ilustrim

Pas dështimit të bisedimeve për Brexit në fundjavë, i janë vënë shumë pikëpyetje suksesit të samitit të BE ditën e mërkurë (17.10). Po shkojmë drejt një Brexiti pa asnjë marrëveshje?

"Britanikët kanë nevojë për më shumë kohë" - ndërmjetësuesit e BE-së informuan diplomatët e vendeve anëtare të dielën në mbrëmje për dështimin e bisedimeve të Brexit në Bruksel. Ndërkohë që në dramaturgjinë e samitit të mërkurën (17.10) ishte menduar të arrihej ujdia për pikat kryesore të marrëveshjes dhe samiti do të vendoste për një samit të posaçëm në nëntor, e kështu do të fitoheshin edhe katër javë kohë për negociata. Por duket se strategjia nuk po funksionon. Ka marrë fund çdo gjë?

Theresa May mund të tërheqë xhokerin të mërkurën

Image

Ministri britanik për Brexit, Dominic Raab u largua që të dielën nga Brukseli. Takimi i këshilltarëve më të ngushtë të krerëve të qeverive të BE-së nuk u zhvillua të hënën.  Pra të mërkurën nuk ka asnjë letër të parapërgatitur për një ujdi, megjithëse nga Komisioni Europian dëgjohet se "po punojmë fort për një ujdi".

Çelësi për zgjidhjen e ngërçit tani është në Londër. Nuk ka shumë gjasa që të ndodhë, por nuk përjashtohet, që Theresa May, kryeministrja britanike të bëjë të ditur arritjen e suksesit në darkën me kolegët europianë. Në këtë rast ajo duhet të bëjë lëshime më të besueshme se ato në samitin e Salzburgut. Por May nuk mund të vijë me propozime tërësisht të reja, duhet të jetë një propozim nga katalogu i përpunuar ndërkohë.

Çfarë është në tryezën e bisedimeve?

Prej muajsh ujdia për marrëveshjen e daljes nga BE, bllokohet nga çështja e Irlandës së Veriut. Bëhet fjalë për të penguar një kufi të fortë mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Britania e Madhe vitin e kaluar e nënshkroi zgjidhjen me kthimin në gjendjen e mëparshme, por e quajti atë të praktikisht të pazbatueshme. Propozimi më i ri i Theresa May është lënia e plotë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në tregun e brendshëm europian për një kohë të caktuar duke respektuar rregullat e tregut të BE, sa të zgjidhet çështja e Irlandës së Veriut. Për një kohë të caktuar - kjo duhet theksuar, sepse parimisht kryeministrja duhet të largohet nga unioni doganor. Por kjo nga ana tjetër bën pjesë tek vijat e kuqe të BE.

Por kjo pengesë duhet trajtuar më vonë. Sipas May nga unioni doganor do të dilet pasi të jetë zgjidhur çështja e Irlandës së Veriut. Problemi është se për këtë Theresa May nuk ofron një datë të saktë. Fundin ajo e përcakton me kohën kur do të nënshkruhet një marrëveshje tregtare me BE, që do të përmbajë një qarkullim ta papenguar të mallrave në kufij. Por BE e quan këtë të parealizueshme, pra për BE zgjidhja me faktorin kohë është iluzion. Përpjekja e Theresa Mayt për të bërë për vete kryeministrin irlandez, Leo Varadkar që të bëjë lëshime në çështjen e kufirit dështoi. Ai deklaroi kategorikisht, se këmbëngul në zgjidhjen e kthimit në gjendjen e mëparshme, sipas përfytyrimit të BE. Negociatat pra kanë ngecur.

Image

Theresa Mayn e kërcënon një revoltë nga të gjitha anët

Se sa e vështirë është situata për kryeministren britanike në vendin e saj, e tregoi një debat në Dhomën e Ulët të parlamentit të hënën. Kur May e nisi fjalën e saj me citatin "po i afrohemi fazës së fundit të negociatave të Brexit" dhe "duhet të ruajmë gjakftohtësinë" ajo u përball më një breshëri të qeshurash. Ajo përpiqej të qetësonte deputetët, se është afër një ujdie në javët e ardhshme. May propozoi që Britania e Madhe të qëndrojë për aq kohë në unionin doganor deri sa të gjendet një zgjidhje përfundimtare për Irlandën e Veriut. Por kjo i ndez gjakrat e përkrahësve të Brexitit të ashpër, dhe një grup konservatorësh kërkuan nga kryeministrja që të japë për këtë një datë të saktë.

Pra May duhej të anashkalonte përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke siguruar parlamentin, se zgjidhja do të vijë nga marrëdhënia e ardhshme me BE. Gjithkush e di se premtimi i Mayt për një tregti pa kontrolle dhe kufizime pas Brexit nuk është realist, nëse May largohet nga unioni doganor dhe tregu i brendshëm. Madje shumë deputetë duket se nuk po i ndjekin më dot hollësitë e pafundme të negociatave. Por një gjë dihet: Theresa May përballet nga të gjitha anët me refuzim dhe dyshim. Se si do të arrijë ajo një marrëveshje në këto dy muaj nuk dihet.

Përgatitjet për Brexitin e ashpër vazhdojnë

Ndërkohë nga të dyja anët e Kanalit të La Manshës vazhdojnë përgatitjet për një Brexit të ashpër pa ujdi. Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk në ftesën e tij për samitin të mërkurën (17.10.) thekson se "duhet të përgatitemi për një skenar -no deal- që është më realist se kurrë". Për europianët kjo do të thotë kontrolle të reja kufitare, formulare doganash dhe pasoja të tjera ligjore. Rajonet më të prekura si Franca Veriore, Belgjika, Holanda duhet të përgatiten politikisht dhe ekonomikisht. Edhe nga ana europiane një Brexit pa marrëveshje do të shkaktojë dëme ekonomike.

Ajo që dihet, nëse nuk arrihet këtë javë ujdia e shumëpërfolur, që të nënshkruhet të paktën deri në mesin e dhjetorit, duhet që BE dhe Britania e Madhe të fillojnë të lëvizin frenetikisht./DW/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test