Van der Belen: Brexit nuk ndikon në procesin e zgjerimit të BE-së

Evropë

Van der Belen: Brexit nuk ndikon në procesin e zgjerimit të BE-së

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 13:18
Presidenti i Austrisë, Alexander van der Belen

Presidenti i Austrisë, Alexander van der Belen, tha sot se negociatat e vështira mbi Brexit nuk kanë pasoja të drejtpërdrejta për negociatat për pranimin e anëtarëve të rinj të BE, veçanërisht të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse negociatat mbi Brexit do të ndikojnë në dinamikën e pranimit të anëtarëve të rinj në BE, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Austrisë tha se nëse negociatat për Brexit shkaktuan diçka, kjo ka çuar deri te kuptimi se sa e vështirë është të largohet nga BE dhe se "miqtë tanë nga Britania e Madhe" kanë nënvlerësuar këto vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat