Rusia e quan sulm terrorist shpërthimin në Krime, rritet bilanci i viktimave - Bota Sot
Rusia e quan sulm terrorist shpërthimin në Krime, rritet bilanci i viktimave

Evropë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Rusia e quan sulm terrorist shpërthimin në Krime, rritet bilanci i viktimave

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:17
Ilustrim

Komiteti hetimor i Rusisë e cilësoi shpërthimin në Kerç të Krimesë si një sulm terrorist.

Përfaqësuesja zyrtare e komitetit Svetlana Petrenko tha se procedimet penale kanë filluar në lidhje me shpërthimin në Kolegjin në Kerç.

Nënkryetari i Gardës Ruse Sergei Melikov e quajti shpërthimin një sulm terrorist.

"Shkaku është shpërthimi i një pajisjeje shpërthyese", tha ai.

Më herët u tha se shpërthimi ka ndodhur në një restorant si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Komiteti Kombëtar Antiterrorizëm ka bërë të ditur se në këtë sulm 13 vetë u vranë, ndërsa 50 u plagosën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test