Liderët e BE-së sinjal për May: Nuk mblidhemi, pa avancim të negociatave të Brexit - Bota Sot
Liderët e BE-së sinjal për May: Nuk mblidhemi, pa avancim të negociatave të Brexit

Evropë

Liderët e BE-së sinjal për May: Nuk mblidhemi, pa avancim të negociatave të Brexit

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 06:42
Ilustrim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë gati të takohen për të finalizuar kushtet e tërheqjes së Britanisë nga unioni, sapo negociatat të afrohen mjaftueshëm drejt marrëveshjes.

Gjithsesi, me përparimin e pamjaftueshëm, të bërë deri tani, liderët e Bashkimit Europian nuk kanë plan për një samit të jashtëzakonshëm në nëntor.

Udhëheqësit e 27 vendeve të BE, që do të mbeten në bllok, pasi Britania të largohet në mars 2019, diskutuan mbi përparimin në negociatat e Brexit gjatë mbrëmjes së të mërkurës, pas një fjalimi të mbajtur nga Kryeministrja britanike Theresa May.

“Të 27 udhëheqësit theksojnë se, pavarësisht negociatave intensive, nuk është arritur progres i mjaftueshëm, për t’u mbledhur në një samit të jashtëzakonshëm”, tha një zyrtar i BE në bisedimet.

“Udhëheqësit janë të gatshëm të thërrasin mbledhjen e Këshillit Evropian, nëse dhe kur negociatori i Bashkimit raporton se përparimi vendimtar është bërë. Tani për tani, 27 vendet nuk planifikojnë të organizojnë një samit të jashtëzakonshëm mbi Brexit në nëntor”, tha zyrtari.

Udhëheqësit e BE shprehën gjithashtu besimin e plotë te Michel Barnier, si kryenegociatorin e tyre, por dhe vendosmërinë e tyre për të qëndruar të bashkuar pas daljes së Britanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test