Buxheti i Italisë përçan edhe koalicionin qeverisës

Evropë

Buxheti i Italisë përçan edhe koalicionin qeverisës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 06:30
Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini

Buxheti i miratuar nga qeveria italiane të premten e kaluar dhe që është dërguar për miratim në Bruksel, përveç se ka hasur në kundërshtitë e Komisionit Europian, ka sjellë edhe probleme në koalicionin qeverisës.

Kështu, kreu i Lëvizjes “5 Yjet”, në Itali, Luigi Di Maio tha të enjten se një mosmarrëveshja në lidhje me një amnisti të taksave, e parashikuar në buxhet, duhej të zgjidhej, sepse ajo po shqetësonte tregjet financiare.

“Ne kemi nevojë për një sqarim politik,” tha Di Maio para gazetarëve në Toscana, pasi dy partitë në pushtet regjistruan përplasjen e parë të madhe, mbi amnistinë e përfshirë në buxhetin e vitit 2019.

Di Maio tha se një rritje e madhe e yield-eve mbi obligacionet e qeverisë italiane të enjten ishte “sepse tregjet mendojnë se kjo qeveri nuk është më e bashkuar”, ndërsa shtoi se teksti ligjor i amnistisë ishte “manipuluar”, pasi partia e tij kishte nënshkruar masën në kabinet, duke ngritur dyshime rreth stabilitetit të qeverisë së koalicionit.

“5 Yjet” kanë kundërshtuar gjithmonë amnistiët, një politikë e përdorur shpesh në Itali, ku njerëzit ose kompanitë mund të shmangin detyrimet e taksave, duke paguar një tarifë të caktuar.

Nga ana tjetër, Liga e krahut të djathtë favorizon amnistitë, të cilat sjellin para në Thesar dhe janë popullore me bazën tradicionale të votuesve, biznesmenët e vetëpunësuar, një sektor i popullsisë në të cilin evazioni fiskal është i zakonshëm.

Di Maio tha se teksti “i manipuluar” shprehte një amnisti shumë më të gjerë sesa “5 Yjet” kishin rënë dakord. Ai nuk sqaroi se kush mund të kishte ndryshuar dokumentin, por kreu i Ligës Matteo Salvini tha se nuk kishte asnjë ngatërrim në minutën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat