Putin thotë se IS-i mori peng 700 vetë; Pentagoni dyshon - Bota Sot
Putin thotë se IS-i mori peng 700 vetë; Pentagoni dyshon

Evropë

E martë, 13 nëntor 2018

Putin thotë se IS-i mori peng 700 vetë; Pentagoni dyshon

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:44
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Pengatoni hodhi dyshime mbi pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë marrë peng rreth 700 persona, në një pjesë të Sirisë që kontrollohet nga forcat që i mbështesin Shtetet e Bashkuara.

Putin tha se pengjet përfshijnë disa amerikanë dhe evropianë dhe se ata po ekzekutohen.

Presidenti rus nuk e specifikoi se cilat janë kërkesat e militantëve, por tha se ata "kanë marrë peng rreth 130 familje, që përfshijnë rreth 700 njerëz".

Ai tha se militantët kanë paralajmëruar se do të vrasin dhjetë njerëz në ditë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar burime të paidentifikuara ushtarake, tha se pengjet janë marrë gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në provincën Deir-al Zor dhe se milittantët kërkojnë lirimin e anëtarëve të burgosur të Shtetit Islamik.

"Ne konfirmuam një sulm në një kamp pranë Deir-al Zorit javën e kaluar, por nuk kemi informacione që mbështesin numrin e madh të pengjeve që përmend presidenti Putin. Jemi skeptikë për saktësinë e tij", tha zëdhënësi i Pengatonit, komandanti Sean Robertson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test