Polonisë i kërkohet të ndalojë zbatimin e ligjit për pensionim në sektorin gjyqësore - Bota Sot
Polonisë i kërkohet të ndalojë zbatimin e ligjit për pensionim në sektorin gjyqësore

Evropë

Polonisë i kërkohet të ndalojë zbatimin e ligjit për pensionim në sektorin gjyqësore

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:17
Pamje nga protestat që janë mbajtur në Poloni kundër reformave gjyqësore.

Gjykata Evropiane për Drejtësi ka urdhëruar Poloninë që “menjëherë të pezullojë” aplikimin e ligjit që parasheh ulje të moshës së pensionit për gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

Kjo Gjykatë ka mbështetur kërkesën e Komisionit Evropian, i cili ka thënë se ligji polak nuk është në përputhje me legjislacionin evropian.

Ky komision po ashtu ka konsideruar se ky ligj ndërhyn në pavarësinë e sektorit gjyqësor.

Polonia në anën tjetër ka thënë se reformat i bëjnë gjykatat më efikase, derisa me ndryshimet e reja mosha e pensionimit për gjyqtarët është ulur nga 70 në 65.

Këto ndryshime patën nxitur protesta në rrugët e Polonisë. Kundërshtarët kanë thënë se partia në pushtet, Ligji dhe Drejtëria do të përdorë këtë ligj për të emëruar gjyqtarë të rinj që janë besnikë janë autoriteteve.

Qeveria Polake në anën tjetër ka mohuar këto akuza. Ajo ka arsyetuar ndryshimet në gjyqësor duke thënë se ky sektor nuk është reformuar nga përfundimit i komunizmit më 1989.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test