Digjet fusha nga prushi nën tokë, banorët e fshatit turk s’kanë shpjegim

Evropë

Digjet fusha nga prushi nën tokë, banorët e fshatit turk s’kanë shpjegim

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:45
Pronari i tokës, Nizamettin Karasu, rrëfen se asnjëherë më parë nuk ka parë diçka të tillë.

Banorët e fshatit Yesilova, afër qytetit Mus, kanë mbetur pa fjalë nga një ngjarje e pazakontë, ku njërit prej fshatarëve i është ndezur fusha, por në një mënyrë të paparë ndonjëherë. Më saktësisht, banorët kanë zbuluar prush nën sipërfaqen e tokës.

Pronari i tokës, Nizamettin Karasu, rrëfenë se asnjëherë më parë nuk ka parë diçka të tillë.

Ai tha se disa javë më parë banorët e kishin lajmëruar se në fushën e tij është ndezur diçka, por kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes ka parë se po digjej toka .

"Disa herë tentuam ta shuajmë, shkuam përsëri një ditë më vonë ku vumë re se toka akoma po digjej. Menduam mos vallë ka të bëjë me tërmetin, por rezultoi të jetë e pavërtetë. Në livadhet tona ruajmë sanë, prandaj ekziston frika të mos përhapet zjarri”, tha Karasu.

Lidhur me rastin në fjalë, fshatin e vizitoi Iskender Dolek, drejtor i Qendrës për situata të emergjencave nga univerzieti ‘Mus Alparslan’.

Sipas tij, në vendin ku është djegur toka, dikur ndodhej një moçal, për çka nën sipërfaqe të tokës është shtresuar qymyri torfë.

Torfa e tharë digjet lehtë dhe gjatë djegies shkakton sasi të madhe tymi. Në disa vende përdoret për ngrohje të amvisërive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat