Tensione për gazsjellësin para vizitës së presidentit Polak në Berlin

Evropë

Tensione për gazsjellësin para vizitës së presidentit Polak në Berlin

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:43
Andrzej Duda dhe Frank Walter Steinmeier

Presidenti polak, Andrzej Duda ripërsëriti paralajmërimin e tij ndaj Gjermanisë në lidhje me gazsjellësin e përfolur të “Nord Stream 2”, që është projektuar që të transportojë gazin rus drejt Europës.

“Ndërtimi nuk duhet të kryhet”, tha Duda për reporterët pasi u takua me presidentin Frank Walter Steinmeier.

“Ky projekt do të kërcënojë furnizimin me energji për vendet e Europës qendrore dhe lindore”, deklaori ai, duke shtuar se Varshava pret më shumë solidaritet nga BE-ja për atë që e shikon si një vendim strategjik politik, shkruan ATSH.

Steinmeier u kundërpërgjigj duke theksuar se “blerja e gazit natyror ishte një vendim financiar dhe jo politik”.

Varshava sheh gjithashtu rrezikun se gazsjellësi do e bëjë Evropën shumë të varur ndaj Rusisë për nevojat e saj energjetike. Polonia, që ndodhet mes Gjermanisë dhe Rusisë, nuk është përfshirë në ndërtimin e gazsjellësit, që kalon nën Detin Baltik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat