May: Marrëveshja me BE për Brexit është arritur deri në 95 %

Evropë

May: Marrëveshja me BE për Brexit është arritur deri në 95 %

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:40
Tereza Mej

Marrëveshja për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është arritur deri në 95 për qind.

Deklarata është bërë nga kryeministrja britanike Tereza Mej, pas samitit të fundit europian.

Por Mej theksoi dhe njëherë më shumë se ngërçi për kufirin në Irlandë mbetet ende i pazgjidhur.

Gjithashtu ajo shqoi se qeveria që drejton refuzon çdo mekanizëm që garanton “status quo”-në, me synimin për të krijuar një status doganor të ndryshëm mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk besoj se ndonjë kryeministër britanik mund ta pranojë, aq më pak unë,” deklaroi prerë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat