Hajdutët kthehen të plaçkitin më shumë para, ja çfarë ndodh

Evropë

Hajdutët kthehen të plaçkitin më shumë para, ja çfarë ndodh

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Pronari i një dyqani të cigareve në qytetin belg Charleroi pengoi grabitjen e dyqanit duke u thënë vjedhësve të kthehen më vonë kur ai do të kishte më shumë para në arkë.

Reuters transmeton pretendimet e TV RTL se hajdutët u kthyen për të marrë më shumë para në dyqan, por aty ishin duke i pritur oficerët e policisë që i arrestuan ata.

"Thashë se do të ishte më mirë që ata të më plaçkitnin në ora gjashtë pasdite. Munda të shoh se nuk kisha punë me hajna gjenialë ", tha pronari i dyqanit, i cili e paraqiti veten vetëm si Didier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat