Salvini: Franca nuk respekton normat mbi refuzimin e emigranteve të huaj - Bota Sot
Salvini: Franca nuk respekton normat mbi refuzimin e emigranteve të huaj

Evropë

Salvini: Franca nuk respekton normat mbi refuzimin e emigranteve të huaj

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 07:39
Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini

Franca nuk respekton normat mbi refuzimin e emigranteve te huaj ne kufirin me Italinë. Tani edhe ministri i Brendshëm, Mateo Salvini është vendosur në radhët e denoncimeve të shpeshta nga Amnesty International dhe nga shoqata të tjera humanitare mbi trajtimin që i bëhet fëmijëve dhe adoleshentëve nga forcat e rendit përtej alpeve.

Franca ka kërkuar t’i riktheje Italisë edhe minorene: ndodhi me 18 Tetor, pas orës 22.30, por autoritetet italiane, sipas informacioneve të dhëna nga Ministria e Brendshme, e kanë bllokuar procedurën.

Rasti ndodhi përgjatë vizitës se ekspertëve të dërguar nga Ministria e Brendshme ne Claviere, pas disa episodeve me trazira ne kufi. Ministri Matteo Salvini ka konfirmuar prezencën fikse të një patrullë në kufi, duke i përsëritur kështu ftesën për në Romë homologut të tij Francez, dhe i ka kërkuar teknicienëve t’i shkojnë deri në fund çështjes.

Dyshimi i qeverisë italiane është që autoritetet franceze kanë dërguar qytetarë të huaj në Itali në mënyrë të nxituar, edhe për të shmangur procedurat e parashikuara nga traktati i Dublinit.

Pikërisht ditën përpara episodit të regjistruar nga policët italianë, Amnesty International kishte publikuar një raport monitorimi të aktiviteteve të xhandarmërisë në datat 12 dhe 13 Tetor. Në raport thuhet se emigrantët ndiqen nëpër male dhe kërcënohen. Ka patur konfirmime se forcat e rendit kanë realizuar refuzimin e refugjatëve, përfshirë minorenët dhe kanë bërë gjithashtu kontrolle diskriminuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat