Spanjë, zbulohen 5 tonë kokainë të fshehura në banane, 15 të arrestuar

Evropë

Spanjë, zbulohen 5 tonë kokainë të fshehura në banane, 15 të arrestuar

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:45
Spanjë, zbulohen 5 tonë kokainë të fshehura në banane, 15 të arrestuar

Një zyrtar spanjoll ka bërë të ditur se policia e këtij shteti ka arrestuar të paktën pesëmbëdhjetë veta, në një operacion anti-drogë, me ç’rast autoritetet kanë konfiskuar më shumë se pesë tonë kokainë, të fshehura në një dërgesë bananesh.

Agjentët e Gardës Civile spanjolle dhe policisë së këtij shteti kanë marrë pjesë në operacionin e të së mërkurës në qytetin jugor të Malagës, i ka thënë një zyrtar agjencisë “The Associated Press”.

Dhjetëra vetura të policisë janë parë në një park industrial në Malaga, ku është zbuluar droga, i kanë thënë dëshmitarët gazetës lokale, “Diario Sur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat