Putin: Armët e reja ruse do të jenë të pakrahasueshme në botë

Evropë

Putin: Armët e reja ruse do të jenë të pakrahasueshme në botë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:30
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia do të porosisë armë të reja, të cilat do të jenë të pakrahasueshme në botë, njofton AP.

Ai në një takim me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të policisë, tha se "Rusia nuk do të kërcënojë askënd, dhe do t’iu përmbahet detyrimeve në fushën e sigurisë ndërkombëtare dhe kontrollit të armëve".

Në të njëjtën kohë, presidenti rus njoftoi se arsenalet ruse do të modernizohen në mënyrë që të sigurojnë mbrojtje nga çdo kërcënim potencial.

Putin tha këtë të njëjtën ditë kur NATO filloi ushtrimet më të mëdha ushtarake në botë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, me rreth 55,000 pjesëtarë të ushtrisë.

AP përkujton se paralajmërimi i Putinit vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka ndërmend të tërhiqet nga marrëveshja për kontrollin e armëve bërthamore në vitin 1987, për shkak të shkeljes së saj nga pala ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin sot me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare diskutuan çështjet e stabilitetit strategjik në dritën e planeve për SHBA të tërhiqet nga Marrëveshja për Forcat bërthamore mes rrezet të mesme veprimi, raporton TASS.

"Me këtë rast u shkëmbyen mendimet mbi çështje strategjike të sigurisë, veçanërisht në lidhje me planet e tërheqjes së SHBA nga marrëveshja si dhe aspekte të tjera të marrëdhënieve ruse-amerikane," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat