Kërcënimi rus, Stoltenberg thirrje për “ulje gjakrash”

Evropë

Kërcënimi rus, Stoltenberg thirrje për “ulje gjakrash”

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:38
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg davarit frikën e një përplasjeje madhore me Rusinë. Anëtarët europianë të aleancës, ka deklaruar ai, nuk ka gjasa të dislokojnë armë të reja.

“Ne nuk duam një lufte te re te ftohte. Nuk mendoj se aleatët do të zhvendosin armë bërthamore në Europë si përgjigje ndaj një rakete të re ruse”

Vladimir putin deklaroi se Rusia do të lëvizë menjëherë raketat e saj me rreze të mesme veprimi nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhiqen nga marrëveshja e armëve e njohur si traktati INFF.

“Reagimi ynë do të jete i menjehërshëm dhe efikas, – ishte deklarata e shefit të Kremlinit- Cili ishte ishte preteksti u tërheqjes, akuzat se ne e kemi shkelur? Tani, te jemi pak serioze, u shpreh ai.

Zemëratën me amerikanët, Putin e tregoi se do ta përcillte tek aleatet e tyre europiane, duke thënë se në rastin e tërheqjes se Uashingtonit nga traktati nuklear, këta të fundit rrezikohen nga një “kundërsulm i mundshëm rus”.

Ujdia, e cila u nënshkrua në dhjetor 1987 nga presidentët e atëhershëm Regan dhe Gorbaçov, u kërkon të dyja palëve të eliminojnë të gjitha armët bërthamore me rreze veprimi nga 500 deri në 5,500 kilometra së bashku me sistemet e lëshimit. Kina nuk ishte palë e marrëveshjes origjinale, dhe Presidenti Trump ka argumentuar se edhe Pekini duhet të jetë pjesë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat