Presidenti i Finlandës ulet në shkallë, nuk pranon që t’ia lëshojnë ulësen në sallë

Evropë

Presidenti i Finlandës ulet në shkallë, nuk pranon që t’ia lëshojnë ulësen në sallë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:33
Sauli Niinisto

Ndodh vetëm në Finlandë që presidenti i shtetit të shkojë në një sallë ku mbahet një panair libri dhe në mungesë të ulëseve, të ulet në shkallë dhe të kënaqet me programin e panairit.

Mediat kanë raportuar se si javë më parë, presidenti finlandez Sauli Niinisto është parë duke blerë libra në panair. Asnjë truprojë përreth përderisa blinte librat që donte t’i lexojë.

Ai as që e ka shfrytëzuar rastin që të bëj fotografi e as që ka njoftuar mediat. Për prezencën e tij në panair, mediat finlandeze e kishin kuptuar vetëm përmes platformave të rrjeteve sociale.

Kur kishte përfunduar së bleri librat që donte, ai kishte shkuar për të parë programin e panairit në një sallë, ku s’gjendeshin dot ulëse të lira. Megjithatë, përkundër insistimit të njerëzve që t’ia lirojnë një ulëse, ai nuk ka pranuar por është ulur në shkallë dhe ka ndjekur shfaqjen bashkë me qytetarët e vendit të tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat