CDU dhe SPD humbëset më të mëdha të zgjedhjeve në Hessen

Evropë

CDU dhe SPD humbëset më të mëdha të zgjedhjeve në Hessen

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 19:05
Zgjedhjet për parlamentin e landit në Hessen

Partia kristiandemokrate (CDU) e kancelars Angela Merkel ka fituar numrin më të madh të votave në landin Hessen. Por njëkohësisht kristiandemokratët janë edhe humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, pasi CDU shënoi rezultatin më të dobët  në këtë land, që nga viti 1966. Shikuar nga prognozat e para pas mbylljes së vendvotimeve, partia CDU ka fituar vetëm 28% të votave.

Image

 

Humbësit e dytë më i mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë socialdemokratët (SPD), të cilët kanë shënuar rezultatin më të dobët zgjedhor në këtë land, pas Luftës së Dytë Botërore. SPD sipas të gjitha gjasave ka zënë vendin e dytë në zgjedhje, pro kjo parti fitoi vetëm 20 % të votave. T dy kto parti: CDU dhe SPD kanë humbur m shum se 10% të votave. 

Në këtë mënyrë, zgjedhësit në Hessen dërguan sinjal shumë të qartë në drejtim të qeverisë federale, sepse shumë zgjedhës në Gjermani nuk janë të kënaqur me qeverisjen federale dhe me grindjet në koalicionin e partive deri tani më të mëdha në Gjermani.

Fituesi më i madh i zgjedhjeve në Hessen janë ekologjistët, të cilët tani janë forca e dytë në parlamentin e landit. Ata fituan 19,5% të votave (8,5% më shumë se para katër vitesh), që do të thotë se ekologjistët do të jenë partia e tretë më e madhe në këtë land.

Image

Populistët edhe në Hessen

Ndër fituesit e këtyre zgjedhjeve është edhe partia populiste, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila ka fituar 12% të votave. Në këtë mënyrë, kjo parti me qëndrime armiqësore ndaj të huajve është futur tani në të gjitha 16 landet e Gjermanisë.

Në parlamentin e landit Hessen janë futur edhe liberalët (FDP) dhe e Majta. Liberalët fituan 7,5% ndërsa e Majta 6,5 % të votave.

Koalicionet mbeten të hapura

Në Hessen deri tani në pushtet kanë qenë partia CDU dhe ekologjistët. Mbetet të shihet nëse kryeministri i deritanishëm Volker Bouffier do të arrijë të vazdhojë këtë koalicion, apo do të ketë ndonjë koalicion tjetër. Në reagimet e para CDU dhe SPD i shprehën të pakënaqura. Relativisht të kënaqur ishin ekologjistët, të cilët kanë fituar shumë, duke shënuar rezultatin më të mirë historik në këtë land. Por ata kanë pritur edhe më shumë. Ndërsa më të kënaqurit ishin populistët e AfD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat