BE ende pa vendim rreth ndryshimit të orës evropiane

Evropë

BE ende pa vendim rreth ndryshimit të orës evropiane

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Ministrat evropianë të transportit vendosën sot në një takim në Austri për të punuar ende në gjetjen e mënyrës më të mirë për t'i dhënë fund lëvizjes së orës nga vera në dimër dhe anasjelltas.

Komisioni Evropian propozoi në shtator se vendet e BE duhet të deklarojnë individualisht në tetor 2019 nëse ata do të mbeten në llogaritjen e kohës së verës ose do të kalojnë në regjimin e dimrit, raporton AP.

Ministri austriak i Transportit Norbert Hofer tha se shtetet anëtare janë të shqetësuara se nëse nuk arrihet një marrëveshje e harmonizuar, Evropa mund të përfundojë në zona të ndryshme kohore.

Hofer, megjithatë, tha se shpreson që konsensusi mbi çështjen të arrihej deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat