Putin paralajmëron pasoja nga ndarja e ortodoksëve

Evropë

Putin paralajmëron pasoja nga ndarja e ortodoksëve

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:47
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe Patriarku Kirill - foto arkivi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi të mërkurën për "pasoja serioze" nga ndarja e Kishës Ortodokse.

Javë më parë, Patriarkana e Konstandinopojës i dha Ukrainës të drejtën që të formojë një kishë të pavarur, pas akuzave të shumta të Kievit se Kisha e Rusisë i mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

"Dua të theksoj një gjë: politizimi i një sfere të tillë gjithmonë çon në pasoja serioze, sidomos për ata që e bëjnë këtë", tha Putin në komentet e para të tij për këtë çështje.

Putin, i cili ka mbikëqyrur autoritetin në rritje të Kishës Ortodokse në Rusi dhe ka lidhje të ngushta me udhëheqësin fetar, Patriarkun Kirill, tha se ka "përpjekje për të thyer lidhjet" midis Kishës ruse dhe besimtarëve jashtë vendit.

"Detyra jonë e përbashkët, para së gjithash, është ruajtja e unitetit shpirtëror dhe historik", tha Putin.

Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës, e cila zotëron autoritetin shpirtëror mbi të krishterët ortodoksë të botës, i dha këtë muaj të drejtën e autonomisë Kishës ukrainase, e cila për më shumë se 300 vjet ka qenë nën kontrollin e Moskës. Patriarku Kirill refuzoi ta njohë këtë vendim, duke i ndërprerë lidhjet me Kishën e Kostandinopojës dhe duke e akuzuar atë për "shkelje të të gjitha rregullave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat