Itali, rritet në 15 numri i viktimave nga moti i keq

Evropë

Itali, rritet në 15 numri i viktimave nga moti i keq

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe dy persona të tjerë humbën jetën sot në Aosta, në luginën e Gressoney, pas rrëzimit të një peme mbi makinën me të cilën ata udhëtonin.

Në këtë zonë kanë qenë të shumta rastet e ndërhyrjes nga ekipet e shpëtimit, për shkak të pemëve të rrëzuara për shkak të motit të keq.

Ndërkohë që autoritetet italiane kishin njoftuar që dje alarmin e kuq për shkak të motit të keq.

Qendra e Mbrojtjes Civile e ka zgjatur deri në orën 14 të ditës së premte më 2 nëntor alarmin e kuq, për shkak të situatës kritike hidraulike në rrjetin dytësor dhe situatën kritike gjeologjike në zonat Alto Piave, Piave-Pedemontano dhe Alto Brenta-Bakiljone-Alpone, ndërsa alarmin portokalli e ka lënë për të gjithë territorin e Venetos për rrjetin kryesor hidraulik.

Në veçanti, për datën 1 nëntor, parashikohen reshje të rrëmbyera që pritet të jenë më intensive në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat