Rajoni gjerman i Hesse heq dënimin me vdekje

Evropë

Rajoni gjerman i Hesse heq dënimin me vdekje

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 20:52
Ilustrim

Rajoni gjerman i Hesse hoqi dënimin me vdekje, që vijonte të ishte ende pjesë e Kushtetutës, megjithëse ishte i ndaluar në vend, sipas rezultateve të referendumit të publikuara sot.

Zgjedhësit e këtij Landi të pasur në perëndim, që përfshin gjithashtu kryeqendrën financiare gjermane Frankfurtin, nuk votuan të dielën vetëm për rinovimin e parlamentit, por gjithashtu për të dhënë verdiktin e tyre për ndryshimet në ligjin themelor rajonal që daton nga viti 1946, shkruan ATSH.

Rezultatet e para paraprake të publikuara sot nga komisioni zgjedhor tregojnë se 83,2% e zgjedhësve votuan pro heqjes së dënimit me vdekje që vijonte të ishte ende i nënshkruar në tekst, dhe 16,7% kundër.

Kjo masë nuk zbatohej pasi Republika Federale e kishte shfuqizuar atë për të gjithë vendin në Kushtetutën e vitit 1949.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat