Shkon në 17 numri i viktimave pas përmbytjeve në Itali

Evropë

Shkon në 17 numri i viktimave pas përmbytjeve në Itali

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 18:34
Itali

Në 17 ka shkuar numri i të vdekurve pas një jave përmbytjesh dhe moti të ligë ka bërë të ditur Agjencia Italiane për Mbrojtje Civile.

Era e fortë dhe shiu i madh i javës së kaluar ka shkatërruar një pjesë të Italisë dhe çoi në përmbytjet më të mëdha në Venecia të dekadës së fundit, njofton CNN.

Në rajonin verior të Venetos vlerësimet e dëmeve kanë arritur mbi një miliard euro, kurse shumë fshatra janë evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Presidenti i Këshillit Rajonal të Venetos, Roberto Ciambetti ka bërë të ditur se afër 300 mijë pemë janë dëmtuar në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat