Radikalët francezë kryesojnë në sondazhe - Bota Sot
Radikalët francezë kryesojnë në sondazhe

Evropë

Radikalët francezë kryesojnë në sondazhe

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 09:04
Marine Le Pen

Nacionalistët e djathtë francezë kryesojnë për të parën herë sondazhet në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian të Majit 2019. Sipas Institutit Francez për Opinionin Publik, koalicioni partive të djathta radikale “Manifesti Kombëtar” i kryesuar nga Marine Le Pen ka pësuar rritje në 21%, 4 pikë më shumë se mbështetja e mëparshme. Ndërsa partitë e koalicionit Republika në Marshim, i Presidentit Emanuel Makron kanë humbur 1 pikë krahasuar me presidencialet e 2017, duke rënë në një mbështetje me 19%.

Mbështetja në rritje vihet re në gjithë Europën, për partitë e spektrit të djathtë radikal. Zgjedhjet rajonale të Tetorit në Gjermani i siguruan Alternativës për Gjermaninë përfaqësimin në parlamentet e të 16 shteteve federale. Edhe në Itali, zgjedhjet e pjesshme lokale forcuan pozitat e Lega Nordit të zv/kryeministrit Mateo Salvini. Analistët thonë se këto parti që i bashkon fryma kundër emigrantëve pritet të kenë një zë tepër të fuqishëm në legjislaturën e re europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat