Pahor: Vendimi i gjykatës për kufijtë do të zbatohet herët a vonë

Evropë

Pahor: Vendimi i gjykatës për kufijtë do të zbatohet herët a vonë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:10
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili nënshkroi Marrëveshjen për Arbitrazhin Kufitar nëntë vjet më parë si kryeministër së bashku me homologen e tij kroate Jadranka Kosor, sot shprehu bindjen e tij se vendimi mbi kufirin nga qershori 2017 do të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht kundërshtimeve të Kroacisë.

Gjykata e Arbitrazhit në Hagë vendosi në qershor të vitit 2017 në favor të Sllovenisë në mosmarrëveshjen kufitare që shteti dhe Kroacia patën rreth Gjirit të Piranit.

Gjykata e Arbitrazhit për mosmarrëveshjen kufitare kroate dhe sllovene kishte  vendosur në fund të qershorit të vitit të kaluar që tri të katërtat e Gjirit të Piranës, i përkasin Sllovenisë, dhe se Sllovenia nëpërmjet ujërave territoriale kroate fiton qasje në det të hapur përmes një korridori prej dy milje e gjysmë nautike.

Gjykata vendosi gjithashtu se kufiri në Istria ndjek lumin Dragon dhe përfundon në mes të kanalit të Sv. Odorika, që do të thotë se Shkodeli, Buzhini dhe Mlini-Shkrile mbesin në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat