Adoleshentja përdhunohet dhe vritet në një ritual satanik

Evropë

Adoleshentja përdhunohet dhe vritet në një ritual satanik

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 14:10
Alisa Onyshchuk

Një 15-vjeçare është përdhunuar dhe vrarë në një ritual satanik.

Trupi i Alisa Onyshchuk u gjet në pyll i rrethuar nga simbole satanike dhe dy koka gjeli.

Adoleshentja ishte nisur për në shkollë kur i ndodhi tragjedia.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Babai në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv Oblast.

Sipas mediave lokale, Onyshchuk u largua nga shtëpia herët në mëngjes për të kapur trenin që e çonte në kolegjin e saj në Kharkiv. Ajo kaloi nëpër një shteg në pyll për të arritur sa më shpejt tek stacioni i trenit.

Disa orë më vonë, nëna e saj Viktoria Onyshchuk përdori të njëjtën rrugë për të shkuar në qytet dhe gjeti një nga këpucët e Alisas në shteg.

Nëna e shqetësuar mori këpucën, hypi në një tren dhe shkoi tek shkolla e adoleshentes por askush nuk e kishte parë atë ditë.

Policia nisi kërkimet në pyllin pranë stacionit dhe gjetën 24 orë më vonë trupin e gjymtuar të saj.

Trupi u gjet i rrethuar nga simbole satanike të vendosura në tokë.

"Dy koka të prera gjelash ishin varur në shkurre afër trupit dhe fytyra e vajzës ishte e mbuluar me gjak,"-tha një nga vullnetaret ndihmoi në kërkimin e Alisas.

Zëdhënësja e policisë Viktoria Zinovyeva tha se sipas ekzaminimit mjekoligjor, viktima u përdhunua dhe u mbyt për vdekje.

Policia po kërkon të dyshuarin rreth moshës 35-45 vjeç, i i cili u pa për herë të fundit nga vendasit pranë stacionit të trenit para se viktima të zhdukej.

Por asnjë arrestim nuk është bërë ende.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat