Hetime mes katër shtetesh, kapen 270 kg heroinë në portin e Genovas

Evropë

Hetime mes katër shtetesh, kapen 270 kg heroinë në portin e Genovas

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 08:16
Foto

Pas sekuestrimit të drogës, policia ka organizuar dhe ka bërë dorëzimin e kontrolluar të heroinës jashtë Italisë.

Policia italiane ka zbuluar një sasi të madhe droge në portin e Genovas.

Sipas tgCom24, bëhet fjalë për 270 kg heroinë, sasia më e madhe e kapur në 20 vitet e fundit.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e dy personave. në operacion janë përfshirë dhe forcat e rendin dhe autoritetet gjyqësore të Zvicrës, Francës, Belgjikë dhe Holandës. Mësohet se heroina vinte nga Irani dhe ishte fshehur në një kontejner në portin e Genovas, raporton “Balkan Web”.

Pas sekuestrimit të drogës, policia ka organizuar dhe ka bërë dorëzimin e kontrolluar të heroinës jashtë Italisë.

Dy arrestimet janë bërë në Holandë. Hetimi i koordinuar nga Prokuroria nisi pas shkëmbimit të informacioneve nga Drejtoria Qendrore për shërbimet antidrogë dhe Shërbimi Qendror Operativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat