Steinmaier: Të përballemi me nacionalizmin agresiv

Evropë

Steinmaier: Të përballemi me nacionalizmin agresiv

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:07
Frank-Walter Steinmeier

Është e nevojshme që të përballemi me nacionalizmin e ri agresiv të pranishëm në Gjermani, deklaroi presidenti i republikës gjermane, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e përkujtimit të 80-vjetorit të Natës së Kristaltë në sinagogën e Berlinit.

“Nuk mund të lejojmë që disa të flasin në emër të ‘popullit të vërtetë’, duke përjashtuar të tjerët”, tha Steinmeier.

Më pas, presidenti kritikoi urrejtjen e shprehur nga disa parti, por pa iu referuar asnjërës në veçanti.

“Por, Berlini nuk është Vajmari dhe nuk do të bëhet i tillë”, theksoi presidenti gjerman duke shtuar se ishte i nevojshëm një pasion më i madh republikan. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat