Franca paralajmëron për rritje të anti-semitizmit - Bota Sot
Franca paralajmëron për rritje të anti-semitizmit

Evropë

Franca paralajmëron për rritje të anti-semitizmit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:54
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në 80-vjetorin e sulmit nazist mbi hebrenjtë në Gjermani, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, zbuloi një rritje prej 69% të incidenteve anti-semite këtë vit.

"Jemi shumë larg çlirimit të vetes nga anti-semitizmi", tha Philippe, duke i bërë thirrje Francës që të mos mbetet indiferente ndaj rritjes së "pamëshirshme".

Ajo që njihet si Nata e Kristaltë e vitit 1938 solli dhunë të shfrenuar kundër hebrenjve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk ka fjalë për ta përshkruar atë.

Në një fjalim në sinagogën Rykestrasse në Berlin, ajo tha se nata e masakrës çoi në Holokaust dhe "prapë antisemitizmi vazhdon të lulëzojë në publik dhe në internet".

"Fatkeqësisht është bërë pothuajse e zakonshme që çdo sinagogë, shkollë hebraike, çerdhe, restorant dhe varrezë të ruhet nga policia ose të ketë mbrojtje të posaçme", tha Merkel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat