Lëkundje sizmike në detin Jon, pranë ishujve grekë - Bota Sot
Lëkundje sizmike në detin Jon, pranë ishujve grekë

Evropë

Lëkundje sizmike në detin Jon, pranë ishujve grekë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:36
Lëkundjet e tërmetit në detin Jon

Lëkundjet e tërmetit në detin Jon nuk kanë të ndalur. I fundit i regjistruar në sistemin e Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare është ai i orës 7:50 të mëngjesit të kësaj të hëne, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter.

Lëkundje të mëhershme janë regjistruar edhe në orën 7:32, 3:40, apo dy herë pas mesnatës, por që të gjitha kanë qenë me magnituda më të vogla sesa 4.

Ai me magnitudën më të lartë raportohet ta ketë pasur epiqendrën në det të hapur, në zonën pranë ishujve Zakynthos dhe Lithakia, por lëkundjet e tij janë ndierë deri në Patra e Athinë. Thellësia e tij ka qenë 10 km.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test