Navalnyt nuk i lejohet të largohet nga Rusia

Evropë

Navalnyt nuk i lejohet të largohet nga Rusia

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:39
Politikani rus i opozitës, Aleksei Navlany.

Politikani rus i opozitës, Aleksei Navlany, tha se autoritetet e kanë ndaluar atë të largohet nga Rusia për të ndjekur një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Navalny, kritik i zëshëm i Kremlinit, tha se oficerët e kontrollit të pasaportave në aeroport e kanë ndaluar atë për, siç i është thënë, "masa të posaçme kontrolli".

Përmes një postimi në Twitter, Navalny tha se ata janë thirrur në një letër që e ndalon atë të dalë jashtë Rusisë, porse letra nuk ofron shpjegim.

Navalny të njëjtën e postoi në faqen e tij në internet.

Dokumenti citon një vendim, por nuk jep shpjegime.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të lëshojë vendimin e saj përfundimtar për një padi kundër Rusisë, e cila pretendon se arrestimi, ndalimi dhe dënimi administrativ i Navalnyt në disa raste në periudhën 2012-14 kanë shkelur të drejtat e tij dhe janë motivuar politikisht.

Navalny është burgosur shpesh, pasi ka organizuar protesta të mëdha antiqeveritare në rrugë dhe ka publikuar një seri raportesh që flasin për korrupsion në elitën qeverisëse të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat