Merkel si Macron, kërkon krijimin e ushtrisë europiane

Evropë

Merkel si Macron, kërkon krijimin e ushtrisë europiane

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 06:25
Merkel dhe Macron

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje të martën për një ushtri të integruar të Bashkimit Evropian, duke i bërë jehonë gjuhës së përdorur nga presidenti francez Emmanuel Macron javën e kaluar, që zemëroi homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Merkel i tha Parlamentit Evropian se një ushtri e tillë nuk do të dëmtonte aleancën ushtarake të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por do të ishte plotësuese ndaj saj, vërejtje që u pritën me duartrokitje të mëdha në parlament, edhe pse mes “buu-ve” nga anëtarët nacionalistë.

“Kohët kur mund të mbështetemi tek të tjerët mbarojnë. Kjo do të thotë që ne evropianët duhet ta çojmë fatin tonë plotësisht në duart tona “, tha Merkel. “Duhet të punojmë në një vizion të një dite, duke krijuar një ushtri të vërtetë evropiane”.

Thirrja e Macron, e cila reflektonte një prirje të gjerë të të menduarit të BE-së, por nuk është pranuar universalisht, synonte të tregonte vullnetin evropian për të përmbushur kërkesat e SHBA-së që Evropa të bëjë më shumë për sigurinë e vet dhe të mbështetet më pak në ombrellën e sigurisë së Amerikës.

Megjithatë, në Twitter më 9 nëntor, Trump reagoi keq ndaj deklaratës së Macron që kërkonte nga BE, të zhvillojë ushtrinë e vet, për të mbrojtur veten nga Shtetet e Bashkuara, të cilat zyrtarë të BE dhe francezë thanë se ishte një keqkuptim.

Në komentet e tij më 6 nëntor, Macron kishte qenë duke iu referuar hakerëve kompjuterikë të cilët mund të sulmonin Europën nga kudo, përfshirë edhe brenda Shteteve të Bashkuara, thanë zyrtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat