Negociatat për Brexit, eurodeputeti: Marrëveshja më e keqe në histori

Evropë

Negociatat për Brexit, eurodeputeti: Marrëveshja më e keqe në histori

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:05
Nigel Farage

Ka pasur një stuhi të madhe nga fytyrat publike të Britanisë së Madhe të cilët nuk janë të kënaqur me idenë e marrëveshjes së propozuar të BREXIT.

Më i fundit është ish kreu i UKIP dhe udhëheqësi i fushatës Brexit, Nigel Farage, i cili e ka quajtur projektin “marrëveshja më e keqe në histori”.

Duke u shfaqur në Good Morning Britain të ITV, eurodeputeti tha se qeveria do të paguajë më shumë se 40 miliardë paund për “pikërisht asgjë” dhe duhet të përmbahet me rregullat e BE-së si rezultat i marrëveshjes.

“Asgjë nuk është arritur, përveç dhënies së një shume të madhe parash”, tha ai.

“Dhe e vërteta e saj është, në çdo negocim në jetë, në çdo negocim biznesi, pala tjetër duhet të dijë se jeni seriozisht shumë larg’’.

“Ajo që Monsieur Barnier [kryesuesi i negociatorit të BE] e dinte që nga dita e parë është se në asnjë moment Theresa nuk ka ndërmend të largohet’’.

“Unë shpresoj vetëm që ne të shohim sot në kabinet dhe më pas në Dhomën e Përfaqësuesve politikanët tanë duke kuptuar se ne nuk votonim vetëm për të shkuar në një referendum, e mbështetëm edhe në zgjedhjet e përgjithshme’’.

“Tani është një çështje themelore e besimit mes elektoratit të vendit tonë dhe atyre që qeverisin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat