Parlamenti Evropian limiton koston e telefonatave në BE

Evropë

Parlamenti Evropian limiton koston e telefonatave në BE

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Ilustrim

Deputetët europianë votuan të mërkurën një nivel taban të kostove të telefonatave dhe SMS-ve drejt një vendi tjetër të Bashkimit Europian, si dhe krijimin e një dispozitivi të njoftimit të urgjencës.

Ky tekst i votuar me 584 vota pro (42 kundër), që vijn në kuadër të një marrëveshje të arritur në qershor me Këshillin që përfaqëson shtetet anëtare, limiton në 19 cent për minutë çmimin e një telefonate ndërkombëtare.

Ky ligj, që do të aplikohet nga 15 maji 2019, përcakton që një SMS do të kushtojë 6 centë.

Gjatë një etape të parë, në 2017, BE-ja i kishte dhënë fund tarifave shtesë (roaming), duke i mundësuar personave që udhëtojnë në një vend tjetër europian që të përdorin telefonin me të njëjtat tarifa pa kosto ekstra, përcjell Atsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat