Mali i Zi ka filluar të përfitojë nga anëtarësimi në NATO

Evropë

Mali i Zi ka filluar të përfitojë nga anëtarësimi në NATO

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:08
Mali i Zi ka filluar të përfitojë nga anëtarësimi në NATO

Mali i Zi ka filluar të ndajë përvojat e veta të anëtarësimit në NATO dhe është qëllim i përbashkët që Ballkani perëndimor të jetë kontribuues stabil i sigurisë rajonale dhe globale , ka theksuar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq në hapjen e takimit të ministrave të mbrojtjes të shteteve anëtare dhe vëzhguese të kartës Amerikano-adriatike A 5 e cila po mbahet në Beçiq, Mal të Zi.

Kryeministri ka theksuar se Mali i Zi, si vend i vogël, ka treguar forcën e idesë aleate në mesin e vendeve të cilat i kanë po këto ide , pa marr para sysh madhësinë e tyre.

“Mali i Zi me anëtarësimin në NATO ka bërë hap historik dhe e ka plotësuar njërin ndër qëllimet më të rëndësishme shtetërore. Me përkrahjen e SHBA-së, ka qenë i madh edhe roli i kartës Amerikano-adriatike A 5”, ka theksuar Markoviq, raporton televizioni publik malazez.

Mbledhja në Beçiq është ngjarja e fundit të cilën e organizon Mali i Zi në kuadër të presidencës me kartën Amerikano-adriatike.

“Prioritet kryesor i Malit të Zi në këtë organizatë është politika e dyerve të hapura të NATO-s”m tha kryeministri malazez. Ai ka shtuar se e gëzon fakti që Maqedonia ka marrë ftesën dhe se ajo së shpejti do të bëhet anëtarja e katërt e kartës Adriatiko-amerikane.

Në takimin e Beçiqit marrin pjesë edhe ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq dhe zëvendësja e ndihmës sekretarit të mbrojtjes amerikane Laura Cooper, si dhe ministrat e mbrojtjes të BH, Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe sekretarët shtetërorë në Ministritë e mbrojtjes të Sllovenisë dhe të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat