Rreth 40 të plagosur nga përplasja e dy autobusëve shkollorë

Evropë

Rreth 40 të plagosur nga përplasja e dy autobusëve shkollorë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth 40 persona, ku shumica fëmijë, u plagosën sot gjatë një përplasje mes dy autobusësh në rajonin gjerman të Bavarisë, njoftoi policia lokale.

“Mes viktimave, të paktën pesë janë në gjendje të rëndë në këtë aksident që ka ndodhur pranë qytetit të Amerndorfit, rreth 20 kilometra nga Nurembergu, në qendër të Bavarisë”, theksoi një zëdhënësi i policisë.

Arsyeja e përplasjes ende nuk njihet, shtuan të njëjtat burime. Të plagosurit në gjendje të rëndë u dërguan me helikopter në spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat