Rënia e shpejtë e presidentit francez Emmanuel Macron - Bota Sot
Rënia e shpejtë e presidentit francez Emmanuel Macron

Evropë

Rënia e shpejtë e presidentit francez Emmanuel Macron

Nga: Gavin Mortimer Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:09
Emmanuel Macron

Emanuel Makron, u gëzua shumë kur Franca fitoi Kupën e Botës në futboll në muajin korrik. Imzhet e tij duke kërcyer nga gëzimi në stadiumin e Moskës, treguan një udhëheqës në kulmin e fuqisë së tij. Ose kështu mendonte ai. Që nga ajo kohë, ai është ulur sërish me këmbë në tokë.

Javën e kaluar, presidenti francez ndërmori hapin e pazakontë, për të pushuar zyrtarisht 4 ditë. “Fytyra e tij ka ndryshuar, ajo është disi e tërhequr nga pesha e pushtetit”- thotë në anonimitet një nga pjesëtarët e stafit të tij; një tjetër shqetësim i shprehur në lidhje me rënien e dukshme në peshë të presidentit.

Një pjesë e përkeqësimit të gjendjes së tij fizike, është e vetë-shkaktuar. Makronit i pëlqen të mburret se flet vetëm 4 orë gjumë, dhe tekstet kilometrike me porositë e tij ndaj ministrave, që gjendet në tavolinën e tyre që në orët e para të mëngjesit, janë legjendare.

Në 18 muaj që kur është ngjitur në pushtet, ai ka kryer 170 vizita zyrtare brenda vendit, dhe 66 udhëtime jashtë Francës. I kapur gafil nga spekulimet në lidhje me shëndetin e tij, Makron doli nga shtëpia e tij e pushimit për t’u treguar banorëve se “është shumë mirë, prandaj ata të mos bëhen merak”.

“Nuk do të ngadalësoj ritmin e punës time”- shtoi ai. Por ajo shfaqje, nuk e ka penguar shtypin

të qarkullojë zërat rreth problemeve të tij fizike, dhe “thinjave të para në kokë”. Por dobësimi fizik i Makron, nuk është vetëm pasojë e ngarkesës në punë. Që nga korriku i këtij viti, ai është përballur me disa skandale njëri pas tjetrit.

Disa kanë qenë seriozë, të tjerat më pak, por së bashku e kanë zbehur atmosferën e “pamposhtësisë” së tij. Më befasuese nga të gjitha, duke pasur parasysh gatishmërinë e tij në muajt e parë të presidencës, shumë prej pengesave janë krijuar prej vetë presidentit francez.

Më domëthënëse është çështja Benala, skandali që shpërtheu 3 ditë pas përfundimit të botërorit rus. Në mëdia u transmetuan pamje të truprojës së presidentit, Aleksandër Benala, duke rrahur një protestues gjatë një protestës me rastin e 1 Majit. Publiku u tmerrua, jo vetëm nga gjesti i Benala, por edhe nga përpjekja e këshilltarëve të Makron, për të lënë jashtë presidentin nga ky skandal.

Duke vepruar në këtë mënyrë, ata e zhveshën Makronin nga autoriteti i tij moral. Ai nuk ishte më president i ri i një Francë të re; por thjesht presidenti i rradhës që e keqpërdori pozitën e tij, dhe pastaj u përpoq të mbulonte skandalin e njëriut të tij. Po si mund të ishte Makron kaq budalla?

Daniel Kohn-Bendit, një ish-eurodeputet shumë pranë Makron, ka thënë se Presidenti dhe gruaja e tij e pëlqenin dhe i besonin shumë Benalasë. Ai qe një organizator i aftë, një njeri besnik, dhe një person që mund të zgjidhë situatat më delikate me një lëvizje të zgjuar. Ata s’donin të humbnin shërbimet e tij, dhe besnikëria e gabuar e mjegulloi gjykimin e Makron. Kishte me gjasë edhe shumë arrogancë.

Krahasimet me Jupiterin dhe Mbretin Diell, ftesa për në Shtëpinë e Bardhë, ndjenja se ai po ngrihej si njeriu më i fortë i Evropës. A kishte filluar t’i besonte vërtet këto? Makron e kaloi vitin e tij të parë në pushtet, duke u predikuar njerëzve idetë e veta, dhe stili i tij i udhëheqjes imponoi largimin e disa prej ministrave të tij.

I pari që dha dorëheqjen ishte Nikolas Hylo, ministri i popullor i Mjedisit, i cili e njoftoi vendimin e tij në një intervistë të drejtpërdrejtë televizive në muajin gusht, duke përmendur si shkak zhgënjimin e tij me politikën e qeverisë. Të tjerët e pasuan:Lora Flezel, ministre e Sporteve dhe Zherar Kolomb, ministri plot përvojë i Punëve të Brendshme, i cili u tha gazetarëve se kishte një “mungesë përulësie” në administratën e Presidentit, duke paralajmëruar se nëse ai nuk do të ndryshojë sjellje “do përfundojë i izoluar nga të gjithë”.

Dhe kjo po ndodh që tani. Jo vetëm brenda administratës së tij, por edhe brenda BE-së, ku Makron ka pak miq midis 27 udhëheqësve të tjerë. Që nga ardhja e tij në pushtet, ai ka ofenduar Poloninë, Hungarinë dhe Italinë. Ambicia e tij për të krijuar një aleancë të re me Gjermaninë, po merr fund bashkë me karrierën politike të Angela Merkelit.

Katërmbëdhjetë muaj pas prezantimit të vizionit të tij për një “transformim të thellë” të Bashkimit Evropian, Makron duket gjithnjë e më shumë si lideri i vetëm, që ende beson tek projekti i Brukselit. Javën e kaluar, ai shfrytzoi një intervistë në një gazetë për të paralajmëruar përhapjen e “lebrës së nacionalizmit” në mbarë Evropën.

Makron i pëlqen metafora “lebroz”. Ai e përdori atë në qershor, kur bëri një referim të tërthortë ndaj Ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini, që shihet në Paris si një populist i rrezikshëm, për shkak të qasjes së tij të ashpër ndaj emigracionit masiv.

Për kontrast, Makron është progresist – ose kështu do donte të besonim ne të tjerët. Në fakt, ai po bën pak përparim në vendin e tij. Në fund të shtatorit, popullariteti i tij ra në vetëm 29 për qind, me etiketimet “arrogant” dhe “sipërfaqësore”, që përdorën më shpesh qytetaret e përfshirë në sondazh, për të përshkruar presidentin.

Emanuel Makron u zgjodh president me premtimin për të reformuar Francën. Ai lehtësoi shumë ligje kufizuese në tregun e punës, shfuqizoi pjesën më të madhe të taksave ndëshkimore, dhe modernizoi sistemin hekurudhor shtetëror. Por këto janë arritur në kurriz të rënies së shpenzimeve të familjeve, dhe rritjes së çmimeve të karburantit.

Makron shpreson se mund t’i qetësojë njerëzit me ulje taksash. Këto masa do të hyjnë në fuqi në muajt e ardhshëm, dhe supozohet se do të forcojnë fuqinë blerëse të familjeve, çka është përbën një prioritet për shumë votues francezë. Por shkurtimet e taksave mund të ndihmojnë vetëm për momentin.

Lidhur me çështjet e tjera që shqetësojnë votuesit, Makron ka qenë i pafuqishëm. Pamjet që u bënë virale muajin e kaluar, të një djaloshi 15-vjeçar që mbante një armë lodër në kokën e një mësuesi në një shkollë në Paris, shokuan Francën. Dhuna është aq endemike në shkollat ??franceze, sa që ministri i Arsimit Zhan Mishel Blanker, po merr në konsideratë dërgimin e policisë.

Makron ka bërë shumë pak për të trajtuar problemet që kanë të bëjnë me emigracionin, islamin radikal apo dhunën në brendësi të qyteteve. Arrestimi këtë javë i një celule terroriste të ekstremit të djathtë, që thuhet se ishte në fazat e para të organizimit të një sulmi ndaj presidentit, është shqetësues, dhe një dëshmi se ekstremistët ndihen ende komodë në Francë.

Ai ka të paktën fatin që qendra e djathtë e Republikanëve dhe Partia Socialiste, mbeten ende shumë dobët, 18 muaj pas disfatës së tyre në zgjedhjet presidenciale. Ndërkohë udhëheqësi i ekstremit të majtë, Zhan Lyk Melenshon, e ka humbur popullaritetin e kohës së fushatës, duke e lënë vetëm Marin Lë Penin të përfitojë nga gabimet e presidentit.

Një sondazh këtë javë, e vendosi partinë e saj Tubimi Kombëtar në krye për zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm. Por është e vështirë të imagjinohet garimi i saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, pas humbjes katastrofike vitin e kaluar. Ka më shumë të ngjarë që t’i lërë vendin mbesës së saj, Marion Marshall, e cila duket se ka më shumë mundësi se sa halla e vet, që të bashkojë të djathtën nën një flamur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test