Burgim i përjetshëm për autorët e sulmit në Aeroportin Ataturk

Evropë

Burgim i përjetshëm për autorët e sulmit në Aeroportin Ataturk

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 00:10
Ilustrim

Gjykata e Stambollit dënoi gjashtë persona me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist të vitit 2016 në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk të Stambollit.

Të dënuarit, Riza Ço?kun, Levent Uysal, Ahmet Kaplan, Eyüp Demir, Ahmet Dizlek dhe Djamel Slimani, u shpallën fajtorë për "shkelje të kushtetutës" dhe vrasje me paramendim të 45 personave nga ana e Gjykatës së 13-të e të Krimeve të Rënda në Stamboll.

Të dënuarve u shqiptuan gjithsej 2.604 vjet burg për përpjekje për vrasje të 142 personave dhe shkaktim të dëmeve të pronave.

Më 28 qershor 2016, terroristët e DEASH-it sulmuan Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk, duke vrarë 45 vetë dhe duke plagosur 163 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat