Annie Lööf nominohet për kryeministre të Suedisë

Evropë

Annie Lööf nominohet për kryeministre të Suedisë

Nga: Astrit Gashi Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 14:19
Annie Lööf

Suedia mund të kete kryministre Annie Lööf nga partia e qendres e cila  marr nominimin që të formojë qeverinë e re Suedeze. Nese ndodhe kjo atehere kjo do të ishte kryministre e parë femer në historine e parlamentarizmit suedez.

Suedia është në një pozitë të vështirë politike. Shpresa partisë së qendrës parti e opozitës është qe partite te leshojne politikat e bllokut qe me pas te kete mundesi per te  shqyrtuar seriozisht mundësinë e formimit të një qeverie të re.

”Unë do të përpiqem për të vënë poziten e kryeministrit  ne diskutim për të bërë një përpjekje  të fundit për gjetur mbështetje të gjerë për reformat që duhen  Suedise, thotë Annie Lööf.

Së bashku, gjashtë partitë që mbledhin 75 përqind të mbështetjes së votuesve duhet të jenë në gjendje të arrijnë në një zgjidhje që kontribuon një qeveri të qëndrueshme dhe efektive . Megjithatë, asnjë udhëheqës i partisë nuk mund ta zgjidhë këtë vetëm. Të gjithë kemi përgjegjësi. Unë dua ta bëj qe procesi per formimin e qeverisë të gjeje zgjedhje. Por kjo arrihet nese lideret tjere politik mendojne për bisedime konstruktive politike,  theksoi Annie Lööf kandidate per kryeministre. 

Kandidatja e nominuar nuk deshiriron qe ne qeverinë e ardhme të jenë partia e djathte SD sikurse dhe e Majta te cilen e konsideron parti komuniste.

Sa i përket mandateve, sipas rezultateve zyrtare  të zgjedhjeve të 9 shtatorit janë ; Blloku i kuq-gjelbër (S, MP, V) ka fituar 144 mandate. Ndërsa opozitarët Aleanca (M, C, L, KD) kanë fituar 143 ndersa Sverigedemorateve (SD) e cila ka fituar 62 mandate. 

Mirëpo partitë Qendra dhe Liberalët janë deklaruar se nuk duan të bashkëpunojnë me SD e cila përfaqëson të djathten ekstreme me politikat e saj kundër të huajve ashtu edhe vepruan kur rrezuan propozimin e pare per kryminister Ulf Kristoftersson (M) cili nuk arriti te  siguroj shumicen dhe pse partia e ekstreme djathe SD e mbeshteti kunder dolen 195 deputet nga 349 sa ka gjithsej parlamenti suedez. 

Nëse pas katër tentativave për të formuar qeverinë partitë nuk mund të votojnë një kryeminister të ri, Suedia do të shkoj në zgjedhje të reja! Por duke u bazuar në praktikat e mëhershme partitë e vogla rrezikojnë nëse vendi shkon në zgjedhjet e reja,  dhe vendi (Suedia) për 4 vitet e ardhshme do të qeverisej nga nje qeveri gjithperfshirese te cilen do te pritet te realizohet nga Annie Lööf e cila ka nje jave kohe për të gjete një zgjedhe për qeverinë se ciles ju duhen 175 mandate. Vendi mund te qeveriset edhe me një qeveri te pakices me kushtin qe mos ti këtë 175 vota kunder në parlament.

Fakte: 

Moderatet: 19,84 % - 70 mandate;   

Qendra : 8,61 % - 31 mandate;             

Liberalet: 5,49 % - 20 mandate;

Kristdemokratet: 6,32 % - 22 mandate;

Socialdemokratet: 28,26 % - 100 mandate;     

E Majta : 8,00 % - 28 mandate;                   

Partia e Ambijentit: 4,41 % - 16 mandate dhe Sverigedemokratet( ekstreme e djathte): 17,53 %  - 62 mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat