Çdo evropian prodhon 200 kg mbetje të rrezikshme në vit

Evropë

Çdo evropian prodhon 200 kg mbetje të rrezikshme në vit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Çdo qytetar evropian prodhon mesatarisht në vit 200 kg mbetje të rrezikshme. Sipas Agjencisë Evropiane të Ambientit, këto mbetje përmbajnë elementë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve, por edhe për ambientin. Bëhet fjalë kryesisht për elementë që ndodhen tek kozmetika, bateritë, bojërat, pesticidet, llambat dhe të gjitha mbetjet elektrike dhe elektronike kryesisht të elektroshtëpiakeve që përdorim në shtëpitë tona.

Për të gjithë këto argumente dhe për të hartuar politikat e duhura për të gjetur një zgjidhje për këtë problem kaq bashkëkohor, po mbahen punimet e Javës Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve nga 17-25 Nëntor. Kongresi që ka mbërritur në Edicionin e 10 tashmë, këtë vit ka si temë diskutimesh pikërisht mbetjet e rrezikshme që mbërrijnë kryesisht nga produktet e përdorimit shtëpiak dhe vetjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat