Çmimi i karburantit, radikalizohen protestat në Francë

Evropë

Çmimi i karburantit, radikalizohen protestat në Francë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 13:42
Ilustrim

Zhvillime të reja në terren dhe në organizimin e “jelekëve të verdhë”, siç njihen protestuesit kundër rritjes së çmimit të karburanteve në Francë.

Ndërsa vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa autostrada, tani janë marrë në shënjestër edhe depozitat e karburanteve. Disa dhjetëra çisterna janë bllokuar.

Disa organizatorë, të intervistuar nga mediet, kërkojnë reagim nga ana e qeverisë, e në mënyrë të veçantë mundësinë e pritjes në “Elize” nga Emmanuel Macron.

Sipas tyre, protestuesit do të bllokojnë rafineritë dhe depozitat industriale, për të shkaktuar pasoja në ekonomi, në mënyrë që qeveria të reagojë më shpejt.

Në terren, ndërkohë, bllokimet e rrugëve kanë bërë që të shkaktohen probleme në trafik, me disa autostrada që kanë qëndruar të bllokuara përgjatë të gjithë natës.

Grupi “Total” ka konfirmuar se dy depozita të tij në veri të vendit janë bllokuar.

Ka pasur madje edhe incidente. Në Calais (Kalè), një shofer britanik dhe një kamionist australian janë ndaluar, pasi kanë çarë me forcë bllokimet duke lënduar manifestues.

Në Marne, afër Parisit, një kamionist u ndalua po ashtu se lëndoi një manifestues. Organizatorët po punojnë madje për një manifestim të madh në Paris, të shtunën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat