Britania në bazë të propozimit të Theresa May - Bota Sot
Britania në bazë të propozimit të Theresa May

Evropë

Britania në bazë të propozimit të Theresa May

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:51
Theresa May

Nëse propozimi i Kryeministres britanike Theresa May për Brexitin miratohet dhe hyn në fuqi, çfarë nënkupton ai për Britaninë?

Marrëveshja për Brexitin përfshin dy dokumente. I pari, një marrëveshje me 585 faqe, përmbyll marrëdhënien e Britanisë me Evropën, ndërsa i dyti, një udhëzues me shtatë faqe, përshkruan marrëdhënien në të ardhmen, thuhet në një artikull të së përditshmes, The Guardian.

Image
Steve Baker

Periudha tranzitore do të fillonte më 29 mars 2019 dhe do të përfundonte më 31 dhjetor 2020. Gjatë kësaj kohe, Britania do të vazhdonte të ndiqte të gjitha rregullat e BE-së, por nuk do të ishte pjesë e institucioneve të organizatës, siç njofton BBC-ja.

Marrëveshja e tërheqjes nga BE-ja do të mundësonte që tranzicioni të zgjatej vetëm një herë, për një periudhë të kufizuar, por do t’u kërkonte Britanisë dhe Bashkimit të binin dakord për këtë zgjatje para 1 korrikut 2020.

Image

Propozimi përfshin edhe përllogaritje mbi shumat që do të duhej t’i paguante Britania Bashkimit Evropian për të shlyer të gjitha detyrimet ndaj tij.

Shtetasit britanikë në BE dhe shtetasit e vendeve të tjera të BE-së në Britani do të mbanin të drejtat e banimit dhe përfitimet e tjera sociale edhe pas shkëputjes së Britanisë.

Nëse në përfundim të 2020 nuk është arritur një marrëveshje tregtare afatgjatë dhe nuk bëhet një shtyrje e periudhës tranzitore, atëherë do të hynte në fuqi një marrëveshje për vendosjen e një “territori të vetëm doganor mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian”.

Image

Në bazë të këtij pakti, Britania duhet të ndjekë të njejtat rregulla dhe kushte për të mos lejuar që ajo të sigurojë avantazhe konkurrence, ndërkohë që është përfshirë në të njëjtin territor tregtar.

Për të dalë nga ky pakt tregtar/doganor kërkohet një marrëveshje dypalëshe mes Britanisë dhe BE-së./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...