Banka “Societe Generale” gjobitet me 1,34 miliardë dollarë

Evropë

Banka “Societe Generale” gjobitet me 1,34 miliardë dollarë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 20:46
Banka franceze “Societe Generale”

Banka franceze “Societe Generale” është gjobitur me 1,34 miliardë dollarëve, për shkelje të embargove të ndryshme ekonomike, njoftoi Banka Qendrore Amerikane.

Autoritetet amerikane akuzojnë gjigantin bankar francez, se ka shkelur sanksionet dhe embargot që SHBA-ja ka vendosur ndaj individëve dhe shteteve të ndryshme, shkruan ATSH. 

Në fillim të shtatorit, banka franceze kishte njoftuar se kishte dhënë 1,1 miliardë euro në lidhje me çështjen e sanksioneve që e kundërvinin me autoritetet amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat