Kremlini: SHBA po ndërhyn në emërimin e kreut të INTERPOL-it

Evropë

Kremlini: SHBA po ndërhyn në emërimin e kreut të INTERPOL-it

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:04
Aleksandr Prokopchuk.

Kremlini ka thënë të martën se kundërshtimi publik nga një grup i senatorëve amerikanë për kandidatin rus, Alexander Prokopchuk që synon të drejtojë Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, mund të konsiderohet ndërhyrje në emërimin e kreut të kësaj Organizate.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit pritet të zgjedhë kreun e ri në takimin e së mërkurës.

Të hënën, katër senatorë amerikanë kanë nisur një deklaratë, në të cilën i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të kundërshtojë kandidimin e Prokopchuk.

Senatorët kanë akuzuar Rusinë për abuzim të Interpolit, duke thënë se më pas mund të lëshojë fletarreste për kundështarët e saj.

“Kjo mund të jetë një mënyrë e ndërhyrjes në procesin zgjedhor të një organizate ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve.

Prokopchuk, i cili ka mbajtur pozitë të lartë në ministrinë e Brendshme të Rusisë dhe aktualisht është nënpresident i INTERPOL-it, konsiderohet kandidati kyç për president të kësaj organizate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat