Policia shemb shtëpitë luksoze të klanit mafioz

Evropë

Policia shemb shtëpitë luksoze të klanit mafioz

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 18:35
Policia shemb shtëpitë luksoze të klanit mafioz

Forcat e rendit nisën sot në periferi të Romës shembjen e tetë shtëpive luksoze të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga klani mafioz ’’Casamonica’’, i njohur për aktet e dhunës.

“Sot nisëm prishjen e dy vilave të para”, deklaroi kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, ndërsa policia bashkiake hoqi mobilet e fundit nga shtëpitë e zbukuruara me statuja të lara në ar, shandane dhe afreske. Vala e operacione do të vazhdojë dhe do t’i shembim të tetë vilat. Nuk do të ndalemi derisa ky territor t’u kthehet qytetarëve të Romës”, shtoi kryebashkiakja, shkruan ATSH.

Vilat e ndërtuara pa leje ndodhen në lagjen ’’Quadraro’’, në lindje të kryeqytetit.

Më shumë se 600 oficerë policie u mobilizuan për këtë operacion, i cili u parapri një ditë më parë me largimin e tridhjetë banorëve të këtyre vilave.

”Sot është një ditë e bukur për romanët. Ne do të kthejmë ligjshmërinë, rregullat, disiplinën dhe sigurinë”, u shpreh Matteo Salvini, ministri i Brendshëm dhe kryertari i Ligës (ekstremi i djathtë).

Liga qeveris Italinë në sajë të një koalicioni me Lëvizjen 5 yjet (populiste), pjesë e së cilës është edhe kryebashkiakja e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat